Gratë kapen për flokësh, njerëzit shijojnë “spektaklin”
Dy gra janë filmuar duke u kapur për flokësh pranë një parku lojrash për fëmijë, ndërsa njerëzit që i shikonin kanë filluar duke i tallur dhe i inkurajonin që të vazhdonin “dyluftimin”.
“Përdorni grushta,”-bërtisin ata.
Video është postuar në Facebook dhe vihet re një grua e re me triko të kuqe e cila i shkul flokët rivales së saj në moshë të mesme me të dyja duart.
Fillimisht një burrë është përpjekur për ti ndarë dhe më pas ka hequr dorë.
Gruaja me të kuqe ka goditur edhe një kalimtar por pavarësisht kësaj njerëzit nuk kanë bërë asgjë për ti ndarë.
KOHA JONË SONDAZH

