Gratë që votojnë për herë të parë në Arabi: Një ëndërr për ne

Dy gra në Arabinë Saudite kane shënuar një moment historik javën e kaluar kur u regjistruan për herë të parë për të votuar. Sipas raportimeve nga mediat vendase, kjo është hera e parë në vend që regjistrohen për të votuar femrat.
“Pjesëmarrja e grave saudite në zgjedhjet komunale si votuese por edhe kandidate ishte një ëndërr për ne,” tha Jamal al-Saadi, një nga gratë që e regjistruara për të votuar, për Saudi Gazette. Ajo shtoi më tej në fjalën e saj: “Unë kam qenë mjaft e gatshme dhe në pritje të kësaj dite”.
Një grusht i grave, duke përfshirë edhe një 18-vjeçar, i regjistruar në Medinë dhe Mekë, ishte fillimi i këtij procesi. Regjistrimi i votuesve do të jetë i hapur ditën e shtunë në pjesën tjetër të vendit dhe kandidatet mund të fillojnë nënshkrimin duke filluar nga 30 gushti. Burrat dhe gratë do të votojnë në vende të veçanta votimi. Dita e regjistrimit të grave si votuese dhe kandidate, vjen pas një periudhe të gjatë përpjekjesh. Në vitin 2011 mbreti Abdullah njoftoi se gratë do të lejohen të votojnë dhe të kandidojnë si kandidate duke filluar në vitin 2015.
Zgjedhjet komunale të cilat filluan në vitin 2005, janë të vetmet zgjedhje që mbahen brenda  monarkisë dhe ata që zgjidhen kanë autoritet të kufizuar.
Pjesa e vendeve të zgjedhura në këshillit bashkiak do të rritet nga një e gjysmë deri në dy të tretat të këtij viti, ndërsa pjesa tjetër e vendeve do  të emërohen. Aktivistët e përshëndetën këtë nismë për lejimin e grave që të votojnë, ndërsa shumë njerëz thonë se kjo redukton paska nivelin e pabarazisë gjinore, e cila deri tani është bazuar rreptësisht në ligjet e sheriatit.
Gratë në Arabinë Saudite nuk mund të drejtojnë makinën dhe as të udhëtojnë nëse nuk kanë një autorizim nga një mashkull ose të shoqërohen nga ky i fundit. Në raportin e Forumit Ekonomik Botëror përsa i përket hendekut gjinor në të gjithë botën, Arabia Saudite renditet nga në vendin e 130 nga 142 vende të përfshira në studim.
Vetëm rreth 13 për qind e grave punojnë, edhe pse më shumë se gjysma e të diplomuarve saudite janë gra, sipas statistikave qeveritare saudite.
Përtheu: S.L 

SHKARKO APP