Gratë shtatzëna në dyshim për t’u vaksinuar kundër Covid-19

Shtatzënia në kohën e pandemisë ka ngritur kudo një pyetje të madhe: të vaksinohesh apo jo? “Rrija vonë gjatë natës duke kërkuar, mu bë fiksim. Një minutë më thoshin bëje, një minutë tjetër mos e bëj, ishte situatë konfuze”, thonë disa gra. Udhëzimet ndryshojnë vazhdimisht.

Zyrtarët britanikë fillimisht i këshilluan nënat që janë në pritje kundër vaksinës. Prej muajit korrik, e nxisin atë me urgjencë. Në Shtetet e Bashkuara, CDC nuk e rekomandon atë direkt për gratë shtatzëna por thotë se edhe ato kanë të drejtë ta bëjnë. Edhe mjekët obstetër thonë që gratë shtatzëna duhet të imunizohen, njësoj si pjesa tjetër e popullsisë.

Në pamundësi për të gjetur një përgjigje të qartë, Christine Coffman në Maryland, vendosi të mos vaksinohet. “Isha shumë e shqetësuar për faktin se ishte diçka shumë e re dhe nuk kishte shumë kërkime”, thotë ajo për CNN. Një javë përpara datës së lindjes, ajo rezultoi pozitive me Covid-19.

“Në atë kohë mendova se do të vdisja. Ishte e tmerrshme të mësoje që ai infeksion qarkullonte në trupin tim”. Si nëna, u infektua edhe fëmija. Mjekëve iu desh të ndërhynin me operacion. “E çuan vogëlushen në terapi intensive. Dhe nuk e pashë bebin për 2 ditë sepse unë isha me covid”, rrëfen ajo.

Testet e para të vaksinave nuk përfshinë në asnjë moment gratë shtatzëna. Por ekspertët thonë se gati 200 mijë gra shtatzëna sot janë të vaksinuara me të dyja dozat në Britaninë e Madhe. Kthehemi pas në park, pyesim zonjat në qoftë se eksperienca botërorë është mjaftueshëm bindëse.

SHKARKO APP