Greqi/ 3 316 raste, 50 vdekje dhe 310 intubime nga koronavirusi
Autoritetet greke njoftuan një rekord të ri të trefishtë negativ me 3 316 raste të reja të koronavirusit në Greqi, nga të cilat 24 u zbuluan pas kontrolleve në portat e hyrjes së vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve deri tani është 66 637. Ndërkohë që 310 pacientë po trajtohen të intubuar, 353 pacientë të tjere janë liruar nga spitalet.
Po sot janë publikuar edhe 50 vdekje të tjera të regjistruara në 24 orët e fundit, duke shkuar kështu në 959 vdekje gjithsej në vend.