Greqi: 33 raste të reja infeksioni me Covid-19 dhe 5 të vdekur në 24 orë

Greqia regjistroi 33 raste të reja infeksioni me COVID 19 dhe 5 vdekje përgjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 2114, nga të cilat 56.9% janë burra.

Nga këto, 542 (25.6%) konsiderohen të lidhura me udhëtimet jashtë dhe 819 (38.7%)  janë kontakte të personave të infektuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

76 pacientë janë në intubim dhe mosha mesatare e tyre është 68 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

15 (19.7%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.

80.3%  e tyre kanë një sëmundje themelore ose janë mbi 70 vjeç.

15 pacientë janë larguar nga spitali.

Ndërkohë raportohen 5 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar në 98 numrin e të vdekurve që prej fillimit të epidemisë.

26 ishin gra (26.5%) dhe pjesa tjetër ishin burra.

Mosha mesatare e viktimave është 72 vjeç dhe 88.8% e tyre kishin një sëmundje themelore ose ishin mbi moshën 70 vjeç.

Janë testuar gjithsej 42.261 monstra klinike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?