Greqi, 6 raste të reja pozitive me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit
Greqia njoftoi këtë të dielë 6 raste të reja pozitive me Covid-19, duke e çuar në 2.716 numrin e të infektuarve.
30 pacientë janë duke u trajtuar në ICU me intubim, ndërsa 87 kanë kaluar një trajtim intensiv. Mosha mesatare e pacientëve të intubuar është 67 vjeç.
Prej tyre 10 janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 96.7% kanë një sëmundje themelore ose janë mbi 70 vjeç.
Asnjë vdekje nga koronavirusi nuk është raportuar në Greqi që nga dje. Numri i përgjithshëm i viktimave nga Covid-19 mbetet në 151.
40 prej tyre ishin gra (26.5%) dhe pjesa tjetër burra. Mosha mesatare e viktimave është 75 vjeç dhe 93.4% kishin një sëmundje themelore ose ishin mbi 70 vjeç.
Nga rastet pozitive, rreth 55% janë burra.
603 prej tyre kanë të bëjnë me udhëtime jashtë vendit dhe 1.364 janë kontakte të personave të konfirmuar më herët pozitivë.
Deri më tani, janë kryer 98.787 teste diagnostikuese.