Greqi, 6 viktima në 24 orë dhe vetëm 10 raste të reja
Greqia shënoi sot një prej ditëve më pozitive për sa i përket numrit të të infektuarve me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan vetëm 10 raste të reja duke e çuar numrin total në 2,245.
Ndërko, Ministri i Shëndetësisë në vend njoftoi se 6 persona të tjerë kanë humbur jetën për shkak të virusit ku tashmë numërohen 116 viktima në total.
Sipas asaj që raporton ministri Tsiodras, 61 pacientë janë tashmë të intubuar ndërkohë 44 të tjerë kanë lënë rradhët e terapisë intensive.
Në të gjithë vendin që prej fillimit të pandemisë janë kryer 54,344 teste.