Greqi, anketa: Një në dy punonjës është ngacmuar seksualisht

Më shumë se gjysma e punonjësve të anketuar kanë përjetuar ngacmime seksuale gjatë punës së tyre, megjithatë pothuajse 40% e tyre nuk i dinë procedurat që viktima duhet të ndjekë për të mbrojtur veten.

Ky është raporti i një studim të kryer në Greqi nga Qendra për Veprim Social dhe Inovacion – KMOP.

Sondazhi, i kryer midis qershorit dhe shtatorit 2020 përfshiu intervista me përfaqësues të sindikatave, shoqata të punëdhënësve, OJQ si dhe një sondazh në internet të punonjësve dhe punëdhënësve, në lidhje me fenomenin e ngacmimit seksual në vendin e punës në Greqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shumë se gjysma e punonjësve që morën pjesë në sondazh (52.38%) pranuan se ishin ngacmuar seksualisht gjatë jetës së tyre profesionale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, 42.86% e punonjësve të anketuar deklaruan se kanë qenë dëshmitarë të një forme të ngacmimit seksual ndaj kolegëve në vendin e punës.

Shumica dërrmuese e kampionit (91.27%) zbuluan se gratë janë më të ekspozuara ndaj ngacmimeve seksuale.

Në të njëjtën kohë, 39.68% e të pyeturve deklaruan se nuk i dinë procedurat që duhet të kalojë një viktimë për të kërkuar mbrojtje në kompaninë për të cilën punon.

Nga ana e tyre, shumica dërrmuese e punëdhënësve të anketuar (77.78%) pranojnë se problemi i ngacmimit seksual është shumë serioz, megjithëse 33.33% deklarojnë se nuk ka pasur kurrë ndonjë rast të ngacmimit seksual në kompani.

Kjo nënkupton se fenomeni nuk raportohet dhe është shqetësim serioz për shoqërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?