Greqi/ Dhjetë raste të reja me Covid-19 në 24 orë, shkon në 189 numri i viktimave
Greqi: Dhjetë raste të reja me Covid-19 në 24 orë – Një tjetër vdekje.
10 raste të reja me koronavirus janë regjistruar sot, në Greqi, njofton EODY.
Numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes tani është 3237. Bazuar në të dhënat EODY, një vdekje e re është regjistruar për shkak të COVID-19 dhe kështu numri i përgjithshëm i të vdekurve është 189.
Sipas informacionit, nga 10 rastet e raportuara, 4 janë importuar, nga të cilat tre janë gjetur në njerëz në udhëtim. Ndërsa 4 janë në Rodopi dhe një në komunitetin rajonal të Xanthi.