Greqi: Familja e kërkonte, shqiptarin e gjejnë të vdekur
Bota E Martë, 25 Shkurt 2020 12:11
Një 53 vjeçar nga Shqipëria është gjetur i vdekur të dielën në një depo të një fshati Saint Seraphim të komunës Kamena Vourla.
Lamiareport informon se një fshatar gjeti burrin e vdekur dhe të mbuluar me gjak, ndërsa po hetohet nëse kemi të bëjmë me një vdekje aksidentale apo vrasje.
Familja kishte denoncuar në polici zhdukjen e tij.