Greqi, gjysma e të prekurve me koronavirus 40-64 vjeç, ja sa janë në moshë të re
Publikohen për herë të parë statistikat nga Greqia, për të prekurit nga virusi COVID-19.
‘Protothema’ shkruan se lidhur me gjininë e pacientëve, raporti tregon se 53.5% janë burra dhe 46.5% gra. Nga 473 raste të konfirmuara gjithsej, 253 ishin meshkuj dhe 220 femra.
Sipas moshës, shpërndarja është si vijon: 20,7% janë mbi 65 vjeç, dhe kjo është përqindja e pacientëve me vdekshmëri më të lartë.
Pothuajse gjysma e të infektuarve me koronavirus, 50.7%, janë 40-64 vjeç.
Një në pesë prej atyre që janë prekur me Covid-19 është në grupmoshën 18-39 vjeç.
Fëmijët dhe adoleshentët përbëjnë 4.4% të rasteve në Greqi, një konstatim i cili konfirmon raportet ndërkombëtare epidemiologjike mbi incidencën e vogël të sëmundjes tek të miturit.
Në Greqi numërohen deri tani 10 të vdekur, ndërsa raportohet se 40 prej të prekurve janë shtetas të huaj që jetojnë në vend.
Gjetjet e rëndësishme janë në raportin e parë epidemiologjik të botuar nën vulën e ekspertëve nga Agjensia Kombëtare e Shëndetit Publik (EHEA).