Greqi, humbin jetën 3 persona nga COVID-19, 743 të infektuar në total

Tre persona humbën jetën si pasojë e koronavirusit në Greqi duke e ccuar numrin total në 20.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dhe 48 raste të reja të konfirmuar me numrin total prej 743.

Mosha mesatare e viktimave është 78 vjecc. Ndërkohë që 134 persona janë po trajtohen, 45 prej të cilëve janë vendosur në pajisjet e oksigjenit.

“Vendimi ynë për të izoluar ishte i bazuar në modele specifike të rrezikut. Shumica e rasteve erdhën nga Spanja veriore dhe fluturimet erdhën nga Barcelona dhe pjesë të Spanjës veriore … Duke parë këtë vendosëm izolimin, dhe 21 nga 263 pasagjerët në total në të dy fluturimet ishin pozitivë ”, tha ai.

Ai tha gjatë azhurnimit të sotëm së koronavirusit se brenda një periudhe 24-orëshe 1.3 milion sms u dërguan në numrin e emergjencës.

Për orët e hapjes së supermarketeve ai shtoi se dyqanet do të hapen të hënën deri të premten 07:00 – 21:00 dhe të shtunën 07:00 – 20:00.

SHKARKO APP