Greqi, makina del nga rruga, vdes tragjikisht 47-vjeçari shqiptar

Një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Greqi. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e  Serresit, ku makina me të cilin po udhëtonte shqiptari doli nga rruga dhe u përmbys.

Aksidenti ndodhi rreth orës 10:25  në kilometrin e 10-të rrugës Mesorachi – Amfipolis.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, që i mori jetën 47-vjeçarit shqiptar.

SHKARKO APP