Greqi/ Më shumë se 800 raste të reja me COVID dhe 55 viktima në 24 orët e fundit
Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi ka informuar se në 24 orët e fundit janë shënuar pozitivë 873 raste të reja, nga të cilat 6 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.
Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve ka shkuar në 134 235. Ndërkohë që 476 pacientë po trajtohen ne intubim, 845 pacientë të tjerë janë liruar nga ICU.
Gjithashtu sot janë konfirmuar edhe 55 vdekje të tjera të regjistruara në 24 orët e fundit duke shkuar kështu në 4457 vdekje gjithsej në vend.