Greqi/ Përleshje e ashpër me 9 të plagosur në burgun e Avlonës, përfshihen edhe shqiptarë
Bota E Premte, 10 Janar 2020 20:46
Nëntë të burgosur janë plagosur në burgun e Avlonës në Greqi, përfshirë edhe shqiptarë.
Mediat në shtetin helen raportojnë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një përleshje të ashpër ku janë përfshirë të dënuarit grekë, shqiptarë dhe afganë.
Si pasojë, 3 prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Incidenti ndodhi në katin e parë të burgut, ku pati edhe dëme, ngjarja përfundoi kur të burgosurit u kthyen në qelitë e tyre.