Greqi, regjistrohen 100 humbje jete dhe 1882 raste të reja me koronavirus
Bota E Enjte, 3 Dhjetor 2020 21:10
Organizata Kombëtare e Shëndetit EODY ka konfirmuar sot 1882 raste të virusit të ri në vend, nga të cilat 8 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 111537. Ndëkohë që 622 pacientë po trajtohen në intubim 620 pacientë të tjerë janë liruar nga ICU.
Njëherësh sot EODY konfirmoi edhe 100 vdekje të tjera të regjistruara duke u shënuar kështu në total 2706 vdekje në vend.