Greqi, regjistrohen 808 infektime me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, bie numri i viktimave

Situata e COVID-19 në Greqi është disi më e qëndrueshme.

Të dhënat e fundit të raportuara nga autoritetet greke, tregojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 808 persona të infektuar.

Nga krahu tjetër, fatkeqësisht, nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin 24 qytetarë. Sa i përket personave që ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv, ato janë 392.

Më së shumti rastet e raportuara mbulohen nga 51 % prej burrave, ndërsa sa i përket moshës mesatare të viktimave, ajo është mbi 70 vjeç, shkruajnë mediat e huaja.

SHKARKO APP