Greqi: Rritet numri i viktimave dhe infektimeve nga Covid 19 në 24 orët e fundit
Është rritur ndjeshëm numrit i të infektuarve dhe viktimave nga Covid 19 në shtetin grek, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas medieve greke në 24 orët e fundit 111 pacientë kanë humbur jetën dhe 2,199 raste të reja janë regjistruar me Covid 19.
Situatë e rënduar është dhe në spitale ku 596 pacientë ndodhen në intubim. Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 107470 ndërsa ai i vdekjeve në 2517
Autoritetet shëndetësore greke raportojnë se 4.6% e infektimeve kanë të bëjnë me udhëtimet nga jashtë dhe 26.7% kanë ardhur nga raste të njohura.