Greqi/ Shënohen mbi 4 mijë të infektuar nga COVID-19, 16 viktima
GREQI
Greqia ka regjistruar mbi 4 mijë të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Në krahasim me dje shifrat e rasteve thuajse janë dyfishuar pasi nga 2 mijë e 218 të infektuar që pati dje, sot janë 4 mijë e 206.
16 pacientë kanë humbur jetën së fundmi teksa 258 të tjerë vijojnë të trajtohen në intubim.
Vetëm 21 prej rasteve të reja janë regjistruar në portat hyrëse të vendit, çfarë do të thotë se varianti Delta është dukshëm prezent në popullatën greke.