Greqi, shkon në 150 numri i viktimave nga koronavirusi. 2691 të infektuar dhe 13 raste të reja sot
Rastet e reja të koronavirusit në Greqi sipas informacionit të Sotiris Tsiodras janë 13 dhe numri i përgjithshëm arrin të infektuarve arrin në 2.691.
Nga 13 rastet e raportuara, gjashtë u gjetën në vendet e takimit.
Sipas Tsiodras, 32 pacientë janë duke u trajtuar në ICU me intubacion, ndërsa 85 janë larguar nga njësia e kujdesit intensiv.
Tsiodras njoftoi gjuthashtu edhe për dy vdekje të reja nga koronavirusi në Greqi dhe tani numri i përgjithshëm i të vdekurve është 150.