Greqi, sulmohet me bombë biznesi i bashkëshortes së liderit të opozitës greke
Bota E Shtunë, 24 Korrik 2021 18:48
Biznesi i bashkëshortes së liderit të opozitës grekë është sulmuar mëngjesin e sotëm. Mediat raportojnë se persona ende të paidentifikuar kanë vendosur bombë artizanale në hyrje të kompanisë Zeus & Dione.
Ky biznes i përket bashkëshortes së Kyriakos Mitsotakis, kryetar i Demokracisë së Re.
Nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme të lehta materiale.
Policia tha se po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorëve.
KOHA JONË SONDAZH

