Greqi, tërmet në jug të Kretës

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë është regjistruar pasditen e së mërkurës në jug të Kretës, pranë Gavdos. Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik lëkundjet u regjistruan në një thellësi fokale të vlerësuar në 11.6 km, me epiqendër 15 km. në lindje-verilindje të ishullit Gavdos. Tërmeti ndodhi 71 kilometra në jug të Rethymnos duke krijuar shqetësim tek banorët. Intensiteti i tërmetit ka qenë i fortë, dhe sipas informacioneve nga ishulli I Kretës është ndjerë shumë edhe në qytetin e Iraklios. Deri tani nuk ka informacione për dëme në njerëz apo në materiale. Specialistët po ndjekin me vëmendje fenomenin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?