Greqi ulet ndjeshëm numri i infektimeve, 101 viktima nga Covid 19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 904 raste të reja me koronavirus, ndërsa 101 pacientë kanë humbur jetën.

Sakaq 600  pacientë po trajtohen me intubim, ndërsa 75.3% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese  ose janë të moshës 70 vjeç e lart.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin 115471, nga të cilët 52.8% janë burra.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e Shëndetit në vend, rezulton se 4986 (4.3%)  e rasteve kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe  30594 (26.5%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

SHKARKO APP