Greqia akuzohet se po i shtyn emigrantët drejt Turqisë
Pak pasi kishin mbërritur në ishullin Lesbos të Greqisë, një grup emigrantësh afganë akuzojnë se i’u ndërprenë shpresat për një jetë të re në Europë. Ata shprehen se u rrethuan nga autoritetet greke, të cilët i shtynë sërish në gomone dhe i braktisën në det.
Turqia e cila po strehon rreth 4 milionë refugjatë, ka akuzuar Greqinë se po kthen emigrantët ndërsa i ka drejtuar akuza dhe Bashkimit Europian se “po bën një sy qorr” në atë që i ka cilësuar si shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Rojet kufitare turke thonë se vetëm këtë muaj kanë shpëtuar mbi 300 emigrantë “që janë kthyer nga autoritetet greke drejt ujërave turke”.
Greqia i ka mohuar akuzat e Ankarasë dhe thotë se vendi fqinj po i përdor emigrantët për ta sulmuar. Në mars, Turqia kërcënoi se do të hapte dyert me BE për të lejuar kalimin e emigrantëve në Europë. Në atë çka u duk si një fushatë e mirë organizuar e qeverisë, mijëra u drejtuan nga Greqia duke përshkallëzuar në skena kaosi dhe dhune.
Greqia mbylli kufijtë dhe pezulloi kërkesat për azil për një muaj. Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje prej dekadash dhe çështja e azil kërkuesve duket se është gjendur në mesin e këtij konflikti gjeopolitik.