Greqia bllokon kufijtë: Nuk do të lejojmë përsëritje të krizës së vitit 2015

Forcat kufitare greke janë në gjendje gatishmërie për të parandaluar një krizë refugjatësh, si ajo e vitit 2015. Deklarata e qeverisë greke vjen ndërsa mijëra afganë po tentojnë të largohen nga vendi, pasi talebanët morën pushtetin.

Greqia ishte në vijën e parë të krizës me emigrantët në Evropë në vitin 2015, kur pothuajse një milion persona, që deshen t’u shpëtonin konflikteve në Siri, Irak dhe Afganistan, arritën në ishujt grekë.

“Të gjitha forcat në kufi janë në gjendje gatishmërie. Ne nuk do të lejojmë që të përsëriten skenat e vitit 2015”, tha zëdhënësi i qeverisë greke, Yannis Economou, gjatë një konference për shtyp.

Siç bëhet e ditur, Ministria e Jashtme greke po koordinon veprimet për të sjellë në Greqi 8 shtetas afganë, që kanë bashkëpunuar me forcat greke. Presidenti francez ka kërkuar ngritjen e një mekanizmi evropian për mbrojtjen nga emigracioni i paligjshëm nga Afganistani, duke nxitur kritika të organizatave humanitare.

SHKARKO APP