Greqia dhe Turqia luftë fjalësh, kurse refugjatët po dhunohen

Turqia akuzon Greqinë për keqtrajtim të emigrantëve dhe thotë se po përgatitet për ta çuar rastin në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Sipas ministrit të Brendshëm turk, Sulejman Soilu, familjet e dy personave që kanë humbur jetën në përpjekjen për të kaluar kufirin grek, i kanë autorizuar për ta bërë diçka të tillë.

Ministri i Brendshëm tha se mbi 135 mijë persona kanë kaluar deri më tani nga rajoni kufitar turk i Edirnes për në Turqi që prej javës së kaluar. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u takua me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, ndërsa qindra refugjatë sirianë të strehuar në Turqi, u përpoqën sërish të kalonin kufirin grek, duke shtyrë policinë nga të dyja anët e kufirit të përdorë gazin lotsjellës.

Ankaraja akuzoi forcat greke se kishin qëlluar për vdekje një refugjat si dhe kishin plagosur e të tjerë. Athina mohon dhe kundërpërgjigjet se policia turke po ndihmon emigrantët të kalojnë në territorin e saj. Por, ndërsa lufta e fjalëve mes Greqisë dhe Turqisë përshkallëzohet, mijëra emigrantët e mbetur në kufi jetojnë në dëshpërim, në të ftohtë, pa veshje dhe ushqime.

SHKARKO APP