Greqia drejt normalizimit, 6 raste të reja dhe 2 viktima me COVID-19
Efektet e pandemisë së COVID-19 në Greqi duket se janë drejt zbehjes.
Çdo ditë e më shumë shënohen ulje të rasteve të shënuara si dhe atë të viktimave.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 2 viktima duke e çuar totalin në 146.
Ndërsa dhe numri i të infektuarve është rritur vetëm me 6 raste të reja ku gjithsej numërohen 2,632 të prekur.
Në një deklaratë për shtyp, ministri i shëndetësisë, Tsiodras shprehet se 81 pacientë kanë lënë rradhët e terapisë intensive.
Aktualisht 35 persona janë të intubuar. Mosha mesatare e pacientëve të intubuar është 67 vjeç.
Deri më tani në të gjithë vendin janë kryer 80,951 tampone.
Prej disa ditësh qarkullojnë lajme për shtrëngimin e mëtejshëm të masave parandaluese ndaj COVID-19.
Por Tsiodras i ka cilësuar ato si të rreme. Ai ka përgënjeshtruar informacionet se janë ndaluar qarkullimi i personave mbi moshën 65 vjeçare.