Greqia: Europa po e humb durimin, Turqia e ka mashtruar

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas ka paralajmëruar Turqinë se Europa po e humb durimin e me të.

Me kthimin a nijes Oruc Reis në Mesdheun Lindor, Petsas thekson se Turqia ka mashtruar Europën dhe madje edhe disa shtete që besonin se Turqia do bënte hapa pas tashmë janë bindur.

Ai theksoi se Turqia duhet të kuptojë se nëse vijon me sjelljen e saj agresive dhe provokuese, atëhere Europa brenda pak javësh do i vendosë sanksione, të cilat në fakt priteshin në fillim tetori në Samitin e BE por nuk ndodhi pasi tensionet për pak kohë u ulën.

SHKARKO APP