Greqia fillon kthimin e emigrantëve të paligjshëm
Greqia ka filluar të marrë masa të tjera në lidhje me emigrantët ilegalë në vendin e tyre. Ministria për Mbrojtjen e Qytetarëve po merr shërbimet e një kompanie charteresh për të dërguar pakistanezët në vendin e tyre të origjinës.
Siç raporton Protothema, ata dërgohen nga 20 për çdo fluturim, ndërsa në Greqi është shprehur shqetësimi se kjo ka kosto të mëdha për vendin sepse për një fluturim duhet të paguajnë nga 170 000 euro.
Ishujt e Greqisë janë mbushur me emigrantë të paligjshëm gjatë viteve të fundit për shkak të luftrave të Lindjen e Mesme si edhe presionit nga BE për të mos i lejuar që të futën në veri në Europës ku është edhe destinacioni final i tyre.