Greqia hap edhe shkollat e mesme nga 1 shkurti
Autoritetet në Greqi njoftuan se shkollat e mesme, të cilat janë mbyllur që nga mesi i nëntorit, do të rihapen më 1 shkurt, por që të gjitha masat e tjera të marra për frenimin e epideminë së koronavirusit do të vazhdojnë të mbeten në fuqi.
Shkollat fillore janë rihapur që nga 11 janari dhe disa dyqane jo-ushqimore u rihapën një javë më vonë, megjithëse me një numër kufizimesh.
Por kufizimet e udhëtimit do të mbeten në fuqi, duke përfshirë një shtetrrethim brenda ditës, ndalim udhëtimi përmes Greqisë dhe një karantinë të detyrueshme shtatë-ditore për të gjithë pasagjerët e huaj që mbërrijnë në aeroportet greke deri në 8 Shkurt. Studentët e universitetit do të vazhdojnë mësimin e tyre në distancë.
Megjithëse Greqia ka parë një rënie të ndjeshme të vdekjeve të lidhura me pandeminë në javët e fundit, zyrtarët thonë se kufizime të rrepta do të ketë gjatë gjithë dimrit.
Numri mesatar javor i vdekjeve në Greqi është 0.25 për 100,000 banorë, krahasuar me 0.94 në fillim të Dhjetorit.