Greqia masa te reja ndaj Covid-19

Qeveria greke ka shpallur masa të reja në përballimin e pandemisë së Covid-19. Sipas zv/ministrit të Mbrojtjes Civile, prej së mërkurës do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës përveç supermarketeve edhe në të gjitha dyqanet e vogla si p.sh, furrat e bukës, në dyqanet e mishit, peshkut, ëmbëltoret, por edhe në të gjithë zyrat e administratës shtetërore dhe asaj publike si dhe ne institucionet bankare. Gjithashtu e detyrueshme do të jetë mbajtja e maskës për gjithë personelin e restoranteve.

“Kërkojmë nga të gjithë bashkëqytetarët tanë që të respektojnë me përpikëri rregullat e reja për përdorimin e maskave që synojnë të na mbrojnë të gjithëve. Shtrëngimi i masës se përdorimit të detyrueshëm të maskës nuk bëhet për arsye ndëshkuese, por bëhet për të mirë kolektive”.

Deri më tani duket se shumica e rasteve të të prekurve nga të huajt që vijnë në Greqi janë prej vendeve të Ballkanit, tashmë kujdes nga autoritete shëndetësore do të ketë edhe për ata që vijnë ose kalojnë nëpërmjet Spanjës.

SHKARKO APP