Greqia mbyll disa pika kufitare, gjendje e rënduar në Maqedoninë e Veriut dhe Itali

Situata e Covid-19, ose më saktë vala e dytë e pandemisë, ka detyruar shumë shtete në Europë që të ndërmarrin masa më të ashpra për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Greqia është një prej shteteve, që si pasojë e rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 me mbi 3,000 të infektuar në 24 orët e fundit, ka vendosur mbylljen e disa pikave kufitare tokësore, përfshirë edhe Kapshticën. Një ditë më parë, në këtë pikë kufitare raportohet për radhë të gjata të qytetarëve. Portat hyrëse të Kakavijës, Evzonit, Promakonas dhe aeroportet mbeten të hapura në shtetin fqinj.

Ashpërsohen masat edhe në Maqedoninë e Veriut, e cila do të shpallë gjendjen e krizës për 30 ditët e ardhshme pasi kuota e të infektuarve tejkalon mbi 1,000 në ditë. Në Itali raportohet një rritje e konsiderueshme e rasteve me Covid-19, ku shifrat kalojnë 36.000 të infektuar në 24 orët e fundit. Si pasojë, spitalet janë duke u përballur me mungesën e specialistëve në kujdesin intensiv.

SHKARKO APP