Greqia merr frymë: Gjendet 10-vjeçarja e zhdukur, nis hetimi për rrëmbim
Fund i lumtur për dramën që tronditi tërë Greqinë dhe shkaktoi një mobilizim të paparë të vullnetarëve dhe përdoruesve të internetit.
Markela 10-vjeçare u gjet të shtunën në mëngjes rreth 3-4 km larg nga vendi ku ajo humbi pas shkollës të enjten.
Vajza ishte duke u endur me çantën e shpinës kur u vu re nga pronari i një pike karburanti rreth orës 9 të së shtunës në Kalamaria, Selanik, Greqinë.
Nxënësja e klasës së 4-të humbi rrugën nga shkolla në shtëpi, që ishte vetëm 200 metra larg.
Pronari i karburantit dhe një fqinj njoftuan policinë dhe biseduan me vajzën derisa të mbërrinte Policia.
Fëmija dukej e lodhur, ishte në shok dhe ajo filloi të qante kur ajo ndoshta ndjehej e sigurt, thanë dëshmitarët okularë për mediat.
Sipas burrit që e gjeti, Markela i tha që të mos e telefononte Policinë dhe se gjithçka që dëshironte ishte të kthehej në shtëpi.
Duke folur për mediat, fqinji tregoi se çfarë I kishte thënë fëmija: se Markela ishte prangosur nga gruaja që e mori, që e kishte lënduar deri sa kishte ndier dhimbje.
Para se të lirohej, “rrëmbyesja” i dha vajzës 30 euro me porosinë që të mos i tregonte Policisë. Ajo e la pranë stacionit ku dhe e kishte marrë.
Sipas Skai TV, vajza kishte shenja në krahë që tregonin se i ishin vënë prangat.
Vajza mësohet se tani është bashkë me mamanë e saj në komisariat dhe e mbështetur nga psikologë.
Duke përmendur burimet e policisë, media greke raporton se posa të lejojnë kushtet, vajza do të dëshmojë për oficerët e policisë në Drejtorinë e Mbrojtjes së të Miturve të Policisë për të hedhur dritë në çështjen.
Më e rëndësishmja për Policinë është të zbulojë se ku ishte vajza në 40 orët e zhdukjes së saj, dhe të konstatojë nëse ka ndonjë përfshirje të një ose më shumë personave dhe nëse veprat penale vërtetohen kundër tyre.
Në këtë kontekst, Policia po rishqyrton dëshminë e shokut të klasës dhe dëshmitarit okular të vajzës. Djali 10-vjeçar kishte thënë tashmë në polici se vajza ishte marrë nga një grua e re, e cila e kishte thirrur me emrin e saj të parë.
Zhdukja e Markelës shkaktoi mobilizimin e autoriteteve dhe shoqërisë, një “Amber Alert” për zhdukejn e fëmijës u lëshua edhe nëse me disa orë vonesë.
U fillua një operacion i madh kërkimi, në të cilin morën pjesë gjithashtu shumë vullnetarë.
Mijëra postime në lidhje me vajzën e zhdukur u postuan në mediat sociale, duke u bërë thirrje dëshmitarëve të mundshëm okularë të çështjes të dilnin dhe të flisnin me policinë.
Disa dëshmitarë folën në TV Magazine, në emisionin për personat e zhdukur “Fos Sto Tounel” të premten në mbrëmje. Disa pretenduan madhe edhe se kishin xhiruar video të gruas dhe vajzës së vogël.
Ky rast mori një publicitet të paparë dhe kjo ishte mbase arsyeja që ‘rrëmbyesja’ të lironte fëmijën.
Deri më tani, nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga Policia greke.
DESHMIA E GRUAS QE E E GJETI FEMIJEN
Dëshmia e zonjës në foto, Katerina Serafimidou, gruaja që e gjeti Markelën 10-vjeçare në Lindjen e Selanikut me George Oikonomou, është tronditëse Derisa e vogla u mor nga Policia, zonja Serafimidou fliste me të për ta qetësuar.
10-vjeçarja i tha asaj se e njëjta grua që e kapi pranë pikës së karburantit, edhe e la po pranë karburantit.
Ajo gjithashtu tha që ndërsa e mbanin, “rrëmbyesja” e kishte prangosur sa i kishte dhembur. Më shumë informacion mbi rastin pritet të sigurohet nga hetimi policor.