Greqia nuk gjen qetësi, sërish lëkundje të forta tërmeti

Vijojnë lëkundjet e tërmetit në Greqi ku më herët gjatë ditës së sotme u regjistrua një tërmet me magnitutë 6.3 të shkallës Rihter. Sipas qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, një tërmet me magnitutë 5.3 të shkallës Rihter u regjistrua vetëm pak minuta më parë.

Epiqendra e lëkundjeve rezulton të jetë 30 kilometra në perëndim të Larisës dhe 17 kilometra në perëndim dhe jugperëndim të Tyrnavos. Thellësia e vatrës sipas EMSC ishte 2 km.

Që pas pasdites së të mërkurës, Greqia vijon të ketë pasgoditje që shoqërojnë tërmetin e fuqishëm me magnitutë 6.3. Lëkundjet shkaktuan panik në zonën e Larisas ndërsa për pasojë pati vetëm dëme materiale, pa humbje jetësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?