Greqia pa turistë, 80% e bizneseve nuk fillojnë punë
Thirrja ndaj turisteve te huaj,nga ishulli i mrekullueshëm i Santorinit për të vizituar Greqinë, nuk duket se është e mjaftueshme për restartimin e turizmit, motori kryesor i ekonomisë vendase. 80% e bizneseve nuk janë hapur. Pesimizëm vërehet edhe tek bizneset turistike në zonat veriore të vendit, pasi pikat kufitare me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë nga ku vijnë çdo vit me automjetet e tyre mbi 10 mln turistë janë ende të mbyllura.
Qeveria greke dëshiron të përdorë avantazhin e menaxhimit të suksesshëm të pandemisë dhe për këtë arsye i ka dhënë një rëndësi të veçantë reklamimit të vendit si një destinacion i hapur dhe i sigurt në krahasim me konkurrentët e Greqisë në rajonin e Mesdheut si Italia, Spanja dhe Turqia. Sipas shifrave të Bankës së Greqisë të ardhurat nga turizmi gjatë muajit prill, për shkak të karantinës ishin vetëm 7,3 mln euro, në krahasim me 543 mln të vitit të kaluar,ndersa vleresohet se tashme eshte nje enderr objektivi per 20 mld te ardhura sivjet nga turizmi.
Kryeministri grek Mitsotakis në telesamitin e vendeve të BE në pasditen e së premtes në lidhje me Fondin e Rimëkëmbjes pas krizës se kovidit ka theksuar se Greqia mbështet propozimin e Komisionit Europian për shumat e caktuara të ndihmës financiare që do të marrin vendet anëtare. Ai ka rikujtuar së Greqia në 2011 përjetoi një recension prej 9.1% dhe se gjendje të tilla janë të dhimbshme dhe çojnë në revolta sociale dhe rritje te populizmit, ne se nuk perballohen me shpejtesi dhe masat e duhura te mbeshtetjes ekonomike.