Greqia sekuestroi këtë vit 16 tonë kanabis, shumica nga Shqipëria

Policia greke ka asgjesuar pjesë nga sasitë e drogës së konfiskuar gjatë këtij viti. 

Në një nga furrnaltat e zonës së Beotisë, u dogjën 25 kilogramë heroinë, 27 kg kokainë, 300 kilogramë kanabis dhe 1,200 fidanë kanabisi.

 Në këtë aksion ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i policisë greke, gjeneral leitnant Konstandinos Tsuvalas, që e cilësoi 2017-n si një vit mjaft të suksesshëm në luftimin e trafikut të drogës. Ai shtoi se se 2018- a do të shpallet si “viti kundër drogës”. 

Swiss Digital Desktop Reklama

 Gjatë 2017-s u sekuestruan gjithsej 16 tonë kanabis, shumica e të cilave kishin hyrë nga Shqipëria, 302 kg heroinë, 220 kg kokainë dhe 50.000 pilula narkotike. Policia trajtoi 12.000 çështje që lidheshin me drogën. U proceduan 17.000 persona, nga të cilët 12.000 u arrestuan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtori i përgjithshëm i policisë greke tha se gjatë vitit të ardhshëm, do të operohet në dy akse: në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në sensibilizimin e shoqërisë, për të patur rezultate edhe më të mira në luftën kundër trafikut të drogës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?