Greqia shënon 3 viktima me COVID-19 në 24 orët e fundit, 17 raste të reja

Greqia ka shënuar 3 viktima me COVID-19 në 24 orët e fundit si dhe 17 raste të reja. Tashmë numri total shkon në 108 viktima dhe 2 mijë e 224 të prekur teksa numri i viktimave për ditë është rritur ndërsa ai të infektuarve është ulur.

Greqia si një vend me shumicën e popullsisë ortodokse feston Pashkët këtë fundjavë por nuk do të lejohet lëvizja me makina teksa dhe qytetarët këmbësorë do të lejohen me autorizime për të bërë pazare.

Ceremonitë kishtare do të zhvillohen me dyer të mbyllura dhe live në media dhe jo duke grumbulluar njerëz në ambientet e kishave. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në Greqi.

SHKARKO APP