Greqia shtrëngim të rëndë: Shkurtime në pensione, rritje taksash dhe…

Greqia dhe kreditorët e saj të huaj arritën një marrëveshje, që është vendosur të shënojë një sërë masash shtrënguese përgjatë vendit tashmë të gjymtuar. Mediat në Greqi shkruajnë se marrëveshja, e cila përfshin reformat e punës dhe të energjisë, si dhe shkurtimet e pensioneve dhe rritjet e taksave, vjen pikërisht gjashtë muaj pasi vendi aplikoi në FMN dhe huadhënës të tjerë për lehtësimin e borxheve, raporton “Koha Jonë”.

Qeveria greke është përkulur ndaj kërkesave gjermane për të shkurtuar pensionet deri në 18 përqind. Lëvizjet vijnë pasi qeveria takoi shefin e FMN Christine Lagarde në Uashington dhe Bankën Botërore dy javë më parë, në pvrpjekjet që të dalë nga problemet e saj në rritje të borxheve.

Gjithashtu, thuhet se: “Greqia duket se i është nënshtruar kërkesave të kancelares gjermane Angela Merkel për të rritur masat shtrënguese, një lëvizje që nuk ka gjasa të jetë popullore me një popullsi tashmë të tensionuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekonomisti i krahut të majtë grek dhe ministri i financave Euklid Tsakalotos u tha gazetarëve se: “Kishte tym të bardhë. Bisedimet për një marrëveshje teknike u përfundua në të gjitha çështjet dhe mënyra tani është shtruar për bisedimet për lehtësimin e borxheve”. Lajmi vjen pasi Yanis Varoufakis, ish-ministri grek i financave, pretendon se një ministër i financave gjermane privatisht pranoi se ai nuk do të kishte kaluar personalisht me politikat shtrënguese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Masat shtrënguese e zhytën Greqinë në krizë me humbje të mëdha të vendeve të punës dhe miliarda euro të prera nga buxhetet. Sipas mediave lokale kryeministri grek Alexis Tsipras është dakord të ulë pensionet deri në 18 përqind.

Kreu grek i opozitës Kyriakos Mitsotakis theksoi: “Shqyrtimi i dytë (i programit grek të shpëtimit) është i sundimit të mjerë (të kësaj qeverie). Masat janë të dhimbshme për të gjithë grekët, sidomos për më të dobëtit, duke shkelur çdo” vijë të kuqe “të qeverisë”,- transmeton “Koha Jonë”.

Komisioneri europian Pierre Moscovici, tha se ministrat e financave të eurozonës do të miratojnë fondet e reja të kërkuara por ai sinjalizoi se mbetet i shqetësuar për borxhin e tyre.

“Marrëveshja e arritur në Athinë për Programin e Mbështetjes së Stabilitetit në Greqi është një zhvillim shumë pozitiv pas muajsh të negociatave komplekse. Këto përpjekje të reja të dakorduara nga autoritetet greke hapin rrugën për një përfundim të shpejtë të rishikimit të dytë. Ky rishikim i dytë është strategjik për Greqinë pasi jo vetëm që ofron reforma kyçe për modernizimin e ekonomisë greke, por gjithashtu siguron një rrugë fiskale të besueshme për vitet që vijnë. Është koha ta kthejmë faqen në këtë kapitull të gjatë dhe të vështirë të shtrëngimit për popullin grek”,- u shpreh Moscovici.

Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?