Greqia shuan zjarrin që rrethoi Athinën, dy ditë tmerr dhe një viktimë
Pas 48 orësh punë të pandërprerë, autoritetet nga Greqi kanë mundur të venë në kontroll vatrën e madhe të zjarrit që shkrumboi rrethinat e Athinës.
Më shumë se 700 zjarrfikës, helikopterë, avionë, shtuar dhe këtu mbështetjen e mekanizmit europian për përballimin e emergjencave u angazhuan për të shuar flakët që shkaktuan një viktimë dhe detyruan qindra banorët të braktisin shtëpitë.
Bilanci i dëmeve është tepër i madh, pasi dhjetëra shtëpi e biznese janë djegur, po ashtu dhe një sipërfaqe prej 8500 hektarësh me pyje e shkurre.
Qeveria në Greqi ka deklaruar se në terren do të jenë së shpejti 20 ekipe me inxhinierë që do të ndihmojnë qytetarët në përllogaritjen e dëmeve dhe në aplikimin për të marrë dëmshpërblim si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore.