Greqia thirrje BE-së: Miratoni pasaportat anti-Covid
Greqia ia ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të miratojë pasaportat anti- Covid-19 në mënyrë që të rihapë turizmin.
Në një intervistë me Financial Times, Ministri i Turizmit, Harry Theocharis, theksoi se aplikimi i certifikatës së vaksinimit duhet të jetë çështja kryesore e Bashkimit Europian.
Theocharis tha se BE duhet të përshpejtojë vendimmarrjen mbi protokollet për lëvizjen e sigurt të qytetarëve europianë nga një vend në tjetrin.
“Bashkimi Europian duhet të miratojë certifikatën e vaksinimit sa më shpejt të jetë e mundur.
Në lidhje me vendimin e qeverisë britanike për ndalimin e udhëtimeve ndërkombëtare jo thelbësore, Theocharis tha: “Unë nuk i kuptoj paralajmërime të tilla, duke pasur parasysh progresin që Britania po bën me vaksinimin.
Nuk mund ta kuptoj pse tani po bëjmë hapa prapa, megjithëse tani kemi mjete gjithnjë e më efektive në ‘arsenalin tonë’ krahasuar me vitin e kaluar – dhe këto janë vaksinat dhe ‘testet e shpejta’. ”
Aktualisht, një certifikatë digjitale do të lëshohet për ata shtetas grekë që janë vaksinuar, por nuk është i detyrueshëm për të udhëtuar në Greqi.