Greqia thirrje BE-së: Miratoni sa më shpejt pasaportat anti-Covid
Greqia ia ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të miratojë pasaportat anti- Covid-19, duke bërë të mundur kështu që të rihapet turizmi.
Në një intervistë me Financial Times, Ministri i Turizmit, Harry Theocharis, është shprehur se aplikimi i pasaportës së vaksinimit duhet të jetë çështja kryesore e Bashkimit Europian.
Theocharis tha se BE duhet të përshpejtojë vendimmarrjen mbi protokollet për lëvizjen e sigurt të qytetarëve europianë nga një vend në tjetrin.
“Bashkimi Europian duhet të miratojë pasaportëne vaksinimit sa më shpejt të jetë e mundur.”
Në lidhje me vendimin e qeverisë britanike për ndalimin e udhëtimeve ndërkombëtare jo thelbësore, Theocharis tha: “Unë nuk i kuptoj paralajmërime të tilla, duke pasur parasysh progresin që Britania po bën me vaksinimin.
Nuk mund ta kuptoj pse tani po bëjmë hapa prapa, megjithëse tani kemi mjete gjithnjë e më efektive në ‘arsenalin tonë’ krahasuar me vitin e kaluar – dhe këto janë vaksinat dhe ‘testet e shpejta’.