Greqia tronditet nga një tërmet i fortë, ja epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5 ballë ka tronditur Greqinë të dielën rreth orës 10:40 me kohë lokale. Tërmeti ka ndodhur rreth 18 kilometra në juglindje Palaiochora në rajonin e Chanias.

Qendra Sizmologjike e Greqisë ka bërë të ditur se tërmeti ka ndodhur rreth 10 kilometra në thellësi, ndërsa mësohet se është ndierë edhe në Palaichora, Suga dhe Sfakia. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, nuk ka pasur raportime për të lënduar.

Më herët të dielën është regjistruar një tërmet tjetër në zonën e njëjtë, me shkallë 3.4 ballë Rihter.

SHKARKO APP