Greqia zgjohet nga një tërmet, epiqendra në Kretë. Nuk raportohet për viktima
Bota E Diel, 18 Korrik 2021 08:55
Vijonë tërmetet në Greqi. Këtë herë është shënuar me madhësi 4 të shkallës Rihter dhe u regjistrua orët e para të mëngjesit në Kretë dhe deri më tani nuk raportohet për viktima.
Referuar të dhënave të para të publikuara nga Instituti Gjeodinamik i Athinës, epiqendra e lëkundjeve ishte 20 kilometra në juglindje të Heraklionit.
Po ashtu mësohet se thellësia e rënies së tërmetit ishte 17.1 kilometrash.