Grindje tregtare mes Sllovenisë dhe Kroacisë! Debati për kompaninë që po prish atmosferën e fundvitit

Tendosjet e fundit në marrëdhëniet Slloveni-Kroaci kanë prishur atmosferën e festave të fundvitit mes këtyre dy shteteve.

Sipas “DW”, raportet nuk janë tendosur si në kohën e mosmarrëveshjeve rreth linjës kufitare mes tyre, ndonëse edhe tani kemi të bëjmë më një problem shumë kompleks ekonomik.

Bëhet fjalë për Merkatorin – sipërmarrjen më të madhe tregtare sllovene, të cilën para pesë vitesh e ka blerë koncerni kroat Agrokor. Agrokori ndërkohë ka falimentuar, ndërsa pronësinë mbi të e kanë tani aksionarët më të mëdhenj – banka ruse dhe një fond amerikan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjencia sllovene shtetërore për mbrojtje nga konkurrenca ka kërkuar nga mesi i dhjetorit që të merren aksionet e Merkatorit, në vlerë prej rreth 140 milionë euro. Këto aksione do të duhej t’i kalonin sipërmarrjes së themeluar së fundmi Fortenova.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por gjendja është komplikuar. Merkatori është pjesa më potente e Agrokorit, me rreth 40 % të të ardhurave. Ndaj lënda ka shkuar në gjykatë, ku do të shihet se cili ishte në fakt motivi i shtetit slloven për të blerë aksionet e Merkatorit dhe cilat janë pasojat për raportet mes Lubjanës dhe Zagrebit.

Vendimi i gjykatave pritet pas festave të fundvitit.

Artikulli origjinal:

https://www.dw.com/sq/grindje-tregtare-mes-sllovenis%C3%AB-dhe-kroacis%C3%AB/a-51800321

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?