Gruaja e dënuar me 141,078 vite burg? Ja 10 dënimet e “çmendura” në botë
Keni menduar ndonjëherë se sa mund të jenë dënimet me burg, më të gjatat të dhëna ndonjëherë? Ju paraqesim një vështrim të kriminelëve që janë të burgosur për mijëra vite burg.
Në vendin e 10-të është Rene Lopez
Ai është nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe është dënuar me plot1,503 vite burg. Lopez u shpall fajtor për 186 akuza për sulme seksuale, pasi në mënyrë të përsëritur ai ka përdhunuar vajza adoleshente për një periudhë kohore pesë-vjeçare. Jurors kur sulmoi dy vajza për një periudhë dy-tri javore, njëra prej tyre mbeti shtatëzanë por ai e mohoi akuzën.
Bobbie Joe i dënuar me 99 vite
Long është një vrasës serial i cili u deklarua fajtor për përdhunimin e më shumë se 50 grave dhe vrasjen e të paktën 25 prej tyre. Më e rëndë është se ai ka treguar se mund të ketë më shumë viktima.
U zbulua se përbindëshi kishte lindur me intersex, me një kromozom shtesë X që shkakton rritjen e gjinjëve gjatë pubertetit. Ai gjithashtu kishte një marrëdhënie jofunksionale me nënën e tij. Mendohet që këto trauma që ai ka përjetuar, kanë çuar në realizimin e këtyre krimeve të tmerrshme.
Billy Joe Godfrey me 35 vite burg përjetë
Në vitin 2015 Godfrey u shpall fajtor për 35 akuza dhe zbuloi se ai kishte qenë abuzuar që në moshën tre vjeçare deri kur mbushi 10 vjeç. Një hetim zbuloi se ai kishte abuzuar edhe me një vajzë të paidentifikuar në të njëjtën kohë. Godfrey është dënuar me 35 burgim të përjetshëm, ekuivalenti i 1050 viteve burg.
James Eagan Holmes, 12 dënime të përjetshme
Në vitin 2013 Holmes hapi zjarr në një kinema në Kolorado në SHBA, duke vrarë kështu dy persona dhe të plagosur mbetën të paktën 70 të tjerë. Të shtënat më vdekjeprurëse në historinë e SHBA-së, ato në një klub nate në Orlando në fillim të këtij viti, bënë që Holmes të dënohet me 12 dënime të njëpasnjëshme të jetës, që janë 3,318 vite pa kusht.
Martin Bryant, Australi, 35 dënime të përjetshme
Bryant qëlloi ndaj 35 persona në vitin 1996. Edhe pse ai u deklarua që të jetë me aftësi të kufizuara intelektuale, ai është gjykuar duke marrë një dënim me 1,035 vite burg pa kushte. Masakra çoi në kontrolle më të rrepta të armëve në Australi.
Dudley Wayne Kyzer, 10.000 vite burg
Në festën e Halloween gjatë viteve 1976, Kyzer hyri në shtëpinë e gruas së tij në Tuscaloosa të SHBA-së, dhe e qëlloi atë, nënën e saj dhe një gjimnazist i cili kishte ardhur për vizitë. Juria e shpalli Kyzer fajtor e ku i dha dënimin me 10.000 vite burg plus një dënim të përjetshëm për secilën prej vrasjeve. Ai ka këkuar lirim me kusht që nga viti 1991, por është refuzuar 10 herë.
Allan Wayne McLaurin 21.000 vite
Darron Bennalford Anderson 11.000 vite
Dy burra në Oklahoma të SHBA-së, u arrestuan pasi ata vazhdimisht përdhunonin gra dhe vajza minorene.
Në vitin 1993, ata u arrestuan dhe u dënuar me 6,475 vite burg. Një gjyq i dytë në vitin 1996 ku u dhanë dënime shumë edhe më të ashpra. McLaurin mori 2.000 vite për secilën nga katër akuzat për përdhunim, 1,750 vite për rrëmbim, 1500 vite për sulm me armë të rrezikshme, dhe 500 vite secili nga dy akuza për vjedhje.
Charles Scott Robinson, 30,000 vite burg
Në vitin 1994, në Oklahoma të SHBA-së, Charles Scott Robinson ju dha dënimi më i gjatë në historinë e SHBA-ve. Pasi ai u dënua për ngacmim seksual ndaj gjashtë fëmijë, u dënua me 5000 vite burg për çdo viktimë.
Otman el-Gnaoui, Jamal Zougam dhe Emilio Suarez Trashorras, Spanjë – 42,924 vjet
Tre terroristëve ju dha dënimi mbi masakrën në 2004 në Madrid. Ata suluam një stacion treni, në të cilën u vranë 191 njerëz dhe u plagosur rreth 2,000 të tjerë. Zougam, organizatori, u dënua me 42,922 vite, ndërsa el-Gnaoui me dy vite më shumë. Sipas ligjit spanjoll, maksimumi i një dënimi që mund të shlyejë një person është 40 vite burg.
Chamoy Thipyaso, Tajlandë, e dënuar me 141,078 vite burg
Është dënimi më i gjatë që ndonjë gjykatë në botë të ketë dhënë dhe fajtore është një grua. Chamoy Thipyaso, një grua e cila mashtroi 16.000 persona në një skemë piramidale e cila rezultoi në mbledhjen e saj më shumë se 200 milion dollarëve. Në vitin 1989, një gjykatës e dënoi atë me 141,078 vite burg për mashtrim korporativ.
Pershtati: Redjon Shtylla