Gruaja e Erdogan: Izraeli ka shkaktuar dhjetëra mijëra vdekje
Zonja e Parë e Tuqisë, Emine Erdogan, ka theksuar se Ankaraja do të vijojë të bëjë përpjekje për të ofruar të gjitha llojet e mbështetjes për palestinezët.
Erdogan tha se, “Sot, si rezultat i sulmeve të Izraelit në territoret e pushtuara palestineze dhe veçanërisht në Gaza që nga 7 tetori, ne jemi dëshmitarë të efekteve të tmerrshme që një luftë mund të ketë mbi gratë dhe fëmijët”.
“Ndërsa Izraeli lëshon një breshëri të paprecedentë bombash dhe plumbash mbi civilët në Palestinë, reagimi ynë kolektiv është një tmerr dhe shqetësim i plotë”, tha Erdogan në një intervistë ekskluzive për Newsweek.
Izraeli ka shkaktuar dhjetëra mijëra vdekje dhe lëndime duke synuar shkollat, vendet e adhurimit, objektet dhe madje edhe korridoret humanitare, tha Erdogan, duke shtuar gjithashtu se i ka bërë të papërdorshme 18 nga 35 spitalet në Gaza pas sulmeve të tij dhe kufizimeve të burimeve, përfshirë spitali Spitalin e Miqësisë Turko-Palestineze.
“Fatkeqësisht, nuk ka asnjë strehë të sigurt në rajon për 1,5 milion banorë të Gazës që u zhvendosën me forcë. Ka gra shtatzëna, nëna me foshnja dhe fëmijë me nevoja të veçanta në mesin e këtyre njerëzve. A mund ta imagjinoni se sa e vështirë është për ta të përballen me kushtet e konfliktit dhe zhvendosjes?”, tha ajo.
Ajo theksoi se Türkiye nuk percepton asnjë ndryshim midis fëmijëve palestinezë dhe fëmijëve nga Ukraina, Evropa, Amerika, Turqia apo kombe të tjera dhe se: “Çdo fëmijë ka të drejtën për një shtëpi të sigurt dhe të rehatshme, si dhe një arsim dhe kujdes të mirë shëndetësor, pavarësisht nga vendi i lindjes”.