Gruaja ”e hekurt” që po tremb Erdoganin

Canan Kaftancıoğlu konsiderohet nga shumë turq si një yll në rritje në skenën politike. Pak politikanë në vend janë po aq të njohur sa mjekja 48-vjeçare nga Pontus. Me pozicionet e saj të majta ajo shpesh provokon edhe anëtarët e partisë së saj, Partinë Republikane të Popullit.

Në fillim të vitit 2018, ajo u zgjodh presidente e CHP në Stamboll, por u bë e njohur një vit më vonë si udhëheqëse hije e fushatës zgjedhore të Ekrem Imamoglou për bashkinë e qytetit. Thuhet se po të mos ishte  48-vjeçarja, politikani pothuajse i panjohur nuk do të zgjidhej kurrë kryetar i bashkisë së Stambollit, duke mposhtur Presidentin Tayyip Erdogan, në një nga humbjet më të hidhura të karrierës së tij politike.

Përplasja e politikanes së suksesshme me institucionin politik dhe qeverisjen AKP nuk vonoi të vinte. Disa muaj pas fitores së Imamoglu në Stamboll, ajo u dënua me gati shtatë vjet burg për përhapjen e propagandës terroriste, nxitjen e pasioneve, fyerjen e presidentit dhe fyerjen e zyrtarëve publikë. Për dënimin e 48-vjeçares, postimet e saj në Twitter midis 2012-2017 ishin të mjaftueshme. Udhëheqja e Partisë Republikane foli për një hakmarrje pas humbjes elektorale në Stamboll.

Kërcënimet dhe gjykatat, nuk duket se e dekurajojnë 48-vjeçaren, e cila dëshiron të luftojë Presidentin Erdogan dhe ministrat e tij me armët e tyre. Kështu që ajo ngriti një proces gjyqësor kundër Presidentit Erdogan dhe ministrit të Brendshëm, Suleyman Soilo duke kërkuar dëmshpërblim për quajtjen e saj një ushtar.

SHKARKO APP