Gruaja e Navalny-t thirrje eurodeputetëve: Bëhuni inovatorë, Putin nuk mposhtet me sanksione

Yulia Navalnaya, bashkëshortja e liderit simbol të rezistencës anti-Putin Aleksei Navalni, mbajti këtë të mërkurë një fjalim emocional përpara eurodeputetëve në Strasburg në të njëjtën ditë kur autoritetet ruse përcaktuan 1 marsin për përcjelljen e Navalnit për në banesën e fundit, përkundër vullnetit të njerëzve të tij.

Ajo u bëri thirrje të reshtin së qeni të mërzitshëm me rezoluta e sanksione kundër Rusisë, por të bëhen inovatorë. “Nuk e mposhtni dot Putinin, duke menduar se ai është njeri me parime, me ligje dhe moral. Nuk keni të bëni me një politikan por me përbindësh gjakatar”.

Julia synon të vazhdojë rrugën e bashkëshortit të saj, në krye të opozitës anti-Putin në Rusi.

SHKARKO APP