Gruaja këput me dhëmbë testikujt e burrit që donte ta përdhunonte

Abuzimet seksuale janë një plagë për shoqërinë e sotme. Një grua po hetohet në Brazil pasi i këputi me dhëmbë testijkut një burri, i cili sipas saj tentoi ta përdhunonte. Gruaja e njohur në vend vetëm si Bruna, ka pranuar sulmin e 5 shtatorit por thotë se veproi në vetëmbrojtje ndaj tentativës së përdhumit. Ajo thotë se burri, i njohur në lokalitet si Pedro, ishte fqinj i saj dhe i hyri në shtëpi në Miguel Alves, në veri të Brazilit, ku ai tentoi ta sulmonte seksualisht edhe pse ajo ishte me një tjetër burrë.

Raportimet lokale thonë se burri ka qenë ish-i dashuri ose tutori i gruas, dhe e kishte sulmuar nga xhelozia. Gruaja mohon se ka qenë e dëshura e tij. “Ai erdhi i zhveshur në krevat, mori penisin e tij dhe më sulmoi. Burri me të cilin isha po e tërhiqte për ta larguar por ai më mbante nga flokët. Ai ishte i zhveshur dhe teksa më mbante nga flokët unë u ula dhe e kafshova. Sepse më kuptoni, gratë nuk kanë forcën e burrit, unë shkova të pika e tij e dobët”,- ka thënë gruaja.

Burri u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por doktorët nuk arritën t’ia ringjitnin testikujt. Ai thotë se sulmi ishte i paprovokuar dhe se nuk e meritonte atë që i ndodhi. Bruna tha për mediat se ishte përdhunuar dy herë kur kishte qenë e vogël dhe refuzonte të bëhej viktimë për herë të tretë. Policia ende nuk ka marrë vendimin për të ngritur akuza ndaj gruas, burrit apo të dyve.

SHKARKO APP