Gruaja nën efektin e drogës kërcen e zhveshur në rrugë
Një grua ruse u fotografua duke kërcyer e zhveshur në rrugë para se të sulmonte një shofer. Thuhet se ajo po shkonte në drejtimin e makinës derisa arriti policia dhe mori situatën nën kontroll.
Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit rus, Surgut dhe mendohet se ajo ishte nën efektin e aromës së drogës sintetike. Dy burra u përpoqën që ta ndalonin, por nuk ia dolën.
Një dëshmitare që ka filmuar ngjarjen tha: “Ajo ishte e droguar. Ata po qëndrojnë aty si të hutuar, duhet të kishin telefonuar një ambulancë.”
Vajza që besohet të jetë nën ndikimin e drogës sintetike u qetësua nga policët dhe u shtrua më pas në spital.

KOHA JONË SONDAZH

